Policia e Zagrebit bëri të ditur se mbrëmë ka ardhur deri në një përleshje masive në Qendrën Tregtare “Importan” në Zagreb.

“Policia kroate mbrëmë rreth orës tre ka marrë njoftim se ka shpërthyer rrahje në të cilën janë përfshirë më shumë njerëz. Hetimi policor është në vijim”, theksohet në kumtesën e sotme të policisë së Zagrebit.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara të portalit kroat “Index.hr”, në rrahje me siguri janë përfshirë katër persona, të cilët janë hospitalizuar.

Dëshmitarët okularë pohojnë se “tërë qendra është rrethuar dhe në të  ndodhen shumë policë”. Eskalatorët ishin me gjak, shtoi ai.