Shumë shpejt fillon aksioni! Emri I programit u vendos nga komentet tuaja! ‘WhyNotShow”. Kështu ka shkruar Roza Lati ditën e sotme, duke na lajmëruar të gjithëve se po rikthehet në ekran.

Kujtojmë se më herët ajo drejtoi programin e mëngjesit në “Tema Tv” dhe radio “MCN”, por me mbylljen e sezonit Roza u shkëput nga ky angazhim. Por jo nga ekrani. Pra ajo rikthet së shpejti me një format të ri, përmbajtja e të cilit nuk dihet ende.

Ajo që nuk dihet tjetër, është logoja e kanalit ku Lati do të shfaqet. Çuditërisht ajo po e mban të fshehtë, ndonëse sot ka pozuar në një studio televizive.

Fansat janë bërë kuriozë duke e pyetur se tek cili televizion do të shfaqet, por ajo ka zgjedhur të heshtë. Roza misteriozja…