Një video virale ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi trajtimin e kafshëve në Shqipëri.

Një djalë ka masakruar në mënyrë mizore me sopat qenin e tij dhe filmimi i kësaj mizorie ka përfunduar në rrjetet sociale.

Moderatori Alban Dudushi kishte shumë të ftuar për këtë temë, mes tyre edhe prezantuesen e njohur, Roza Lati.

Kjo e fundit është tmerruar dhe ka shpërthyer në lot pikërisht në momentin kur këto pamje po transmetoheshin në ekranin e studios së “Top Show”-ut.

Roza së fundmi është përfshirë në një lëvizje në mbrojtje të kafshëve.

Reagimin e saj mund ta shikoni në fotografitë e mëposhtme.