Sulmuesi i Evertonit, Wayne Rooney ka shpenzuar afro 40 mijë euro në transplante flokësh, por duket se kjo është një beteje e humbur

Telashet për Rooney kanë filluar javë më parë duke mos bërë një paraqitje të mirë tek skuadra e tij Everton, më pas ka ardhur edhe aksidenti në gjendje të dehur që fatmirësisht përfundoi pa shumë pasoja fizike. Pas aksidentit mediat angleze filluan të flasin edhe për një krisje mes tij dhe bashkëshortes, që prej kohësh nuk mban më as unazën e martesës.

E si të mos mjaftojnë të gjitha këto, shkruan The Sun, po rezulton se Rooney ka hedhur më kot afro 40 mijë euro në klinika për transplant flokësh, pasi kanë filluar që t’i bien sërish.