Kombëtarja e Portugalisë e ka siguruar kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror, pas fitores 2-0 ndaj Zvicrës së shqiptarëve, të cilët kualifikimin duhet ta kërkojnë përmes “play-off”-it.

Vendësit shënuan nga një gol në çdo pjesë, me autogolin e Djourou dhe Andre Silva.

Pas kësaj fitoreje Portugalia merr vendin e parë me 27 pikë në Grupin B, aq sa ka edhe Zvicra, por me golavarazh më të dobët.