Mbrëmjen e djeshme Real Madrid nuk mori më shumë se një barazim 1-1 përballë Tottenhamit të vlefshme për Champions League.

Ronaldo nuk ishte në ditën e tij më të mirë pasi jo vetëm që nuk shënoi por bëri disa gafa fatale duke treguar se ende nuk është në formën e tij më të mirë fizike,

Janë mediat spanjolle ato të cilat kanë publikuar një episod jo i këndshëm që ndodhi mes tij dhe shokut të skuadrës Benzema i cili shpërdoroi një rast të artë për të kaluar në avantazh “Los Blancos”.

Fillimisht Ronaldo kapi shtyllën ndërsa Benzema pothuajse me portën e boshatisur nxorri topin jashtë kuadratit të brojtur nga Hugo Lloris.

Kaq ka mjaftuar që 4 herë ftuesi i “Topit të Artë” mos i përmbajë nervat dhe të ofendojë sulmuesin francez të cilit i ka thënë: “Fuck you, Benzema. Je fare i papërgjegjshëm”.

Por në krahun tjetër Benzema nuk reagoi pasi e pa që Ronaldo e humbi kontrollin.