Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë interesante pas shpallje lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar betejën me asin e Barcelonës, Lionel Messin për lojtarin më të mirë të vitit të shpallur nga FIFA – “The Best’

Por, Ronaldo pas ceremonisë së FIFA-së, e cila u mbajte në Londër, ka befasuar me deklaratën për Lionel Messin.

“Nuk shtyhem me Messin. Ai është një lojtar i madh që luanë në të njëjtën epokë. Ai fitoi pesë herë. Unë fitova pesë herë, po ashtu – pra çmime individuale për më të mirin në botë”, ka deklaruar Ronaldo.

“Prandaj, gjërat janë ashtu siç janë. Natyrisht, jam shumë i lumtur sepse, siç kam thënë më parë, jam në klubin më të mirë në botë. Kam pasur mundësinë ta dëshmoj se jam në nivel shumë të lartë në vitet e fundit. Ende jam shumë mirë fizikisht.”, ka theksuar ai.

Ronaldo është favorit që ta fitojë edhe “Topin e Artë”, të pestin në karrierën e deritanishme, sa ka edhe Lionel Messi.