Ylli portugez, Cristino Ronaldo vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e tij këtë sezon në La Liga

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Roanldo nuk ka shënuar edhe një herë tjetër në La Liga, duke pasur një ndeshje shumë të dobët në humbjen 2:1 nga Girona.

Portugezi në shtatë ndeshje këtë sezon ka shënuar vetëm një gol dhe atë nga pika e bardhë.

Ronaldo në fakt ka përqindjen më ët dobët në pesë ligat e mëdha të Evropës, duke shfrytëzuar vetëm 2.5 për qind të rasteve të krijuara.

Ai ka pasur 42 goditje në portat e shtatë skuadrave të ndryshme të La Ligas, duke shënuar vetëm një gol.

Prapa tij renditet Simone Verdi i Bolognas, i cili nga 36 goditje ka shënuar vetëm një herë.