Ronaldo ka postuar një foto të Georginas me fëmijët në rrjetet sociale.

Ka vetëm disa ditë që është larguar nga Madridi për shkak të detyrës me Kombëtaren e Portugalisë, por tashmë Cristiano Ronaldon e ka marrë malli për familjen e tij të madhe.

Para ndeshjes me Andorrën, CR7 ka publikuar një foto të së dashurës së tij shtatzënë, Georgina Rodriguez, e cila po i shijon rrezet e diellit në prani të binjakëve (Eva dhe Mateo) si dhe Cristiano Junior.

“Fotoja e ditës”, ka shkruar portugezi në rrjetet sociale, që duket se mezi pret kthimin në Madrid.

Shumë shpejt Georgina do të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa Cristiano baba për herë të katërt.