Edhe Cristiano tashmë gjendet në Londër dhe është gati për ceremoninë e FIFA-s.

FIFA për herë të dytë radhazi do të ndaj çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë për vitin 2017, për herë të dytë kjo që prej ndarjes nga “France Football”, kjo e fundit tani veçmas dhuron “Topin e Artë”.

Në garë për çmimin “The Best” janë Cristiano Ronaldo i Real Madridit, Leo Messi i Barcelonës dhe Neymar i PSG-së.

Portugezi është favorit për ta fituar për herë të dytë radhazi, pas sukseseve me Real Madridin, ku fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, teksa u shpall golashënuesi më i mirë në Champions.

Kjo ceremoni do të mbahet në Londër, duke filluar nga ora 18:30.

Ashtu si Messi, tashmë edhe Cristiano gjendet në Londër, i cili ka publikuar gjatë ditës fotografi duke treguar se është rrugës për në Londër.

Ronaldo gjithashtu pritet të jetë në formacionin më të mirë të vitit nga FIFA.