Analisti i njohur nga Shqipëria Roland Gjoni ka goditur koalicionin e ri mes ASH së Ziadin Selës dhe Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit. Ai jep një mesazh miqësor shqiptarëve në Maqedoni që ky koalicion të shikohet me qetësi dhe humbësi më i madh i këtij koalicioni është Ziadin Sela.

“Nje keshille per miqte ne Maqedoni. Mos i kerkoni arsyet e koalicionit Besa dhe Aleanca tek nje shperthim i befasishem i shqiptarise se dihet mire sa duhen dhe respektohen me njeri-tjetrin Besa dhe Aleanca. As nuk ka lidhje me ndonje nderhyrje te Kryeministrit te Shqiperise qe te fitojne shqiptaret se shqiptare jane edhe BDI-ja, edhe pse te konsumuar dhe te me te korruptuar se keta te tjeret. Thjesht duhet kuptuar qe kryetari dhe nenkryetari i Beses dhe Taravari kane humbur ne raundin e pare ndaj BDI-se. Ne kete valle ka hyre edhe Sela pa e marre parasysh se mesazhi i 15 tetorit ishte i qarte: BDI-ja duhet te largohet por Besa nuk eshte alternative serioze. Ne kete menyre si po i ben llogarite per interesa te vogla pa e pare fotografine e madhe, besoj se balotazhi do te befasoje me shume Zijadin Selen…”, ka shkruar analisti Roland Gjoni ne Facebook.
Ndryshe dje Sela dhe Kasami paralajmeruan një koalicion i cili sot pritet të zyrtarizohet me një dokument që do të bëhet publike edhe pikat e koalicionit për rrethin e dytë në zgjedhjet lokale./TetovaSot/