Mëngjeset më të mira për çdo person janë kur nisin pranë personave më të dashur.

Kështu e nisi ditën edhe këngëtari dhe muzicienti, Robert Berisha i cili porsa u zgjua publikoi një foto nga shtrati.

Ai e filloi këtë ditë pranë vajzës së tij Renee me të cilën u shfaq në shtrat, që të dy sollën imazhin më të bukur babë e bijë, kurse mbi fotografi Roberti shkroi “Mirëmëngjesi, Renee”.

Çifti Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë shumë të përfolur në rrjete sociale dhe njëherësh në mesin e çifteve më të dashur për publikun.

Projekti i fundit nga Roberti është pikërisht kënga “S’ka inat” që e solli në bashkëpunim me bashkëshorten e saj, Nora Istrefi.