Majlinda Zeka është shumë aktive në rrjete sociale dhe e rregullt me postimin e fotografive të djalit.

Si çdo nënë edhe ajo po e përcjell  rritjen e të birit, për të cilin po kujdeset vazhdimisht.

Meqë është vikend dhe koha me diell, Majlinda ka vendosur ta marrë Roanin dhe të dalin së bashku.

Ajo ka sjellë disa imazhe të vogëlushit të cilat të rrëmbenin zemrën, e në njërën prej tyre Majlinda u fotografua bashkë me Roanin, i cili dukej me shumë stil.

“Djalë i madh”, mbanë mbishkrimin fotografia e tyre, ndërsa kujtojmë që Majk për shkak të angazhimeve nëpër koncerte ka më pak kohë të qëndrojë afër të birit.