Në kuadër të turneut të saj të fundit, këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora po qëndron në Gjeorgji.

Ajo ishte e ftuar të performonte në paradën e organizuar në Atlanta nga komuniteti LGBT.

Rita kishte pranuar ftesën dhe dje mbajti koncertin para një publiku të madh në numër, të cilët ishin shumë entuziastë dhe Rita u ndje mirë që ishte pjesë e kësaj parade.

Për këtë performancë, këngëtarja kishte zgjedhur një veshje e tëra në të gjelbërt të errët e punuar nga ‘Halpern Studio’.

Kujtojmë që pesë ditë më parë, parada e komunitetit LGBTI u mbajt edhe në Prishtinë me moton ‘Parada e krenarisë’.