Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora duket se i ka pasion tatuazhet.

Ajo ka disa të tillë në trupin e saj, që numëron mbi 20, kurse së fundi e ka bërë edhe një të tillë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka postuar disa foto nga procesi i realizimit të tatuazhit të ri.

Edhe pse nuk e ka treguar se çfarë tatuazhi ka bërë, ajo e ka realizuar atë në pjesën e poshtme të shpinës.