Kohëve të fundit ka pasur momente shumë të mira duke iu referuar suksesit të tri këngëve që lansoi: Lonley Together, Your Song dhe Anywhere. Kështuqë nuk është surprizë që Rita Ora i la të gjitha mënjanë dhe gjeti kohën që ta qerasë motrën e saj Elenën, në një darkë ditëlindjeje në një restorant në Londër.

Krijuesja e këngës Anywhere, kishte vënë një opalë vathë që të marrin sytë, ndërsa motra e saj 29 vjeçare, mbante veshur një fustan të gjelbër me shumë shkëlqim, E në pjesën e sipërme, Rita kishte zgjedhur të vishte një bluzë prej kadifeje me shenjën e notës muzikore të qëndisur mbi të. /Prive.al