Rita Ora është padyshim një nga shqiptaret më të suksesshme në botë, por së fundmi ajo ka arritur një tjetër sukses të cilin asnjë artist tjetër para saj nuk e ka arritur.

25-vjeçarja e lindur në Kosovë ka arritur të futet në top 30 këngët më të mira me tri këngë të sajat.

Këtë  e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”.

“Artistja e vetme me 3 këngë në top 30. E mahnitshme. Ju dua shumë njerëz” ka shkruar Rita.

Rita Ora renditet në vendin e pestë të top 30 me “Lonely”, vendin e dhjetë me “Anywhere” dhe vendin e tridhjetë me “You Song”.