Futbollisti i njohur ka nisur romancën me starletën britanike para dy vjetësh, pasi që humbi gruan. Tash ai flet për shansin e ri për dashuri.

Qysh nga janari i këtij viti, mediat e huaja spekuluan se ish-dikur asi i futbollit  Rio Ferdinand dhe starleta Kate Right janë në lidhje.

Çifti nuk është lodhur për të komentuar ose demantuar pohimet.

Rio Ferdinand (38) tash ka hapur zemrën dhe ka pranuar lidhjen me Kate (25), duke thënë se kjo është lidhja e tij e parë pasi humbi gruan, e cila ndërroi jetë në vitin 2015 nga kanceri.

“Kam qenë i sinqertë ndaj fëmijëve për lidhjen e re dhe ata më thanë se jam më pozitiv  qëkur jam në lidhje”, tha Ferdinand.

“Fëmijët janë të lumtur dhe meritojnë të jenë të lumtur pas tragjedisë, e cila u ka ndodhur”, ka shtuar ai.