Kandidatja e BDI-së për kreun e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sonte është takuar me rininë e kësaj partie e cila do të jetë edhe vula e fitores së Teuta Arifit me 15 tetor. Siç u shpreh Arifi bashkë me Kryetarin Ahmeti takova boshtin kurrizorë të Bashkimit Demokratik për Integrim, ata që japin gjithçka nga vetja për të korrur fitoren më të thellë të BDI-së në Tetovë, të rinjtë e familjes sonë politike.

Bashkë me Kryetarin Ahmeti takova boshtin kurrizorë të Bashkimit Demokratik për Integrim, ata që japin gjithçka nga vetja për të korrur fitoren më të thellë të BDI-së në Tetovë, të rinjtë e familjes sonë politike.

Do të ndërtojmë një kohezion bashkëveprues me të rinjtë e BDI-së, ata që ishin flamurtarë të fitores në vitin 2013 edhe në këtë cikël zgjedhorë dëshmuan veten me përkushtimin e tyre në këto ditë fushate intensive, për të bindur çdo kategori qytetarësh të i bashkangjiten karvanit të fitores.

Bashkimi Demokratik për Integrim është e të rinjvë, do të ju ngelë të rinjëve. Ata do të jenë vazhdimësia e misionit tonë të gjatë që aspiron antarsimin e vendit drejt strukturave Euro-Atlantike” tha Teuta Arifi./TetovaSot/