Ashtu si të gjitha femrat e  tjera edhe Rihanna ka ditët e mira dhe të këqija të pamjes së saj.

Këngëtarja nga Barbadosi  kohët e fundit është kritikuar për shtimin në peshë. Por edhe pse duket se ajo vetë nuk e përjeton keq këtë ,sërish shihet shpesh e veshur me veshje të gjëra që i mbulojnë defektet në trup.

Në një intervistë për ‘The Cut’, Riri ndër të tjera foli edhe për paraqitjen.  29 vjeçarja tha se përmasat e trupit kanë ndikuar në mënyrën sesi ajo të vishet.

“Unë në fakt kam patur kënaqësinë të kem  një peshë trupore të luhatshme. Një ditë mund të vesh diçka tepër të ngushtë, ndërsa javën tjetër më duhet një veshje më e bollshme.  Me të vërtetë i kushtoj vëmendje çdo ditë kur shoh dollapin në mëngjes. Shoh dhe mendoj se cila veshje është e përshtatshme për trupin tim sot. Kështu mendoj se çdokush mund të ndjekë modën sepse është diçka individuale’, përfundoi ajo.