Strakosha, Berisha dhe Januzaj kanë shijuar fitore në Europa League me skuadrat e tyre, ndërsa Rashica vazhdon të vuajë me Vitessen.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte titullar në sfidën mes Nices e Lazios, ku triumfua këta të fundit 3:1.

Strakosha pranoi gol nga Mario Balotelli në minutën e katër, por mysafirët përmbysën gjithçka për të triumfuar në fund 3:1.

Në këtë grup gjendet edhe Vitesse e Milot Rasicës, që barazoi 1:1 me Waregem.

Rashica luajti nga fillimi por nuk arriti të bëjë shumë për skuadrën e tij, që mori pikën e parë këtë edicion në Europa League.

Lazio prin tani me nëntë pikë, e ndjekur nga Nice me gjashtë, kurse Vitesse e Rashicës ka vetëm një.

Në anën tjetër, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, luajti nga minuta e parë deri në fund në sfidën kundër Konyaspor ku triumfoi Salzburgu 2:0 dhe tani prin në Grupin I me shtatë pikë, një më shumë se Marseille.

Ndërsa Adnan Januzaj luajti për disa minuta për Real Sociedadin në fitoren prej 6:0 kundër Vardarit. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 57’të, kur rezultati ishte 4:0.

Ekipi i Januzaj renditet tani në pozitën e dytë në Grupin L me gjashtë pikë, tri më pak se Zeniti.