Burime partiake brenda degës së BDI-së në Cair bëjnë të ditur  se nga numërimi i votave në shtabet partiake, Visar Ganiu prin bindshëm në garën për kreun e kësaj komune.

Nga BDI theksojnë se fitorja është siguruar nga krahu i luftës në këtë rajon, i cili i ka dhënë një mbështetje të fuqishme Visar Ganiut.