Marrëveshjet e fshehta që Lëvizja Besa i bëri pa sukses në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Çairit me VMRO-DPMNE dhe që vazhdojnë të jenë në fuqi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë indinjuar banorët e Çairit, të cilët kanë vendosur t’i thonë një “Jo” jo vetëm kësaj partie dhe liderit Nikolla Gruevski, por edhe vetë Besës.

“Jo Gruevskit në Çair” është slogani protestues që  paralajmëron dështimin e tentativave për të koalicinuar mbi vullnetin e lirë të qytetarëve dhe për të siguruar dëshpërimisht  dhe në çdo lloj forme fitoren e kandidatit të tyre.

Çdo votë që Besa së bashku me partnerin e tretë të koalicionit, Aleancën për Shqiptarët dhe mbështetjen e partisë së ish kryeministrit Gruevski  shpreson të marrë të Çair, do t’i kthehet në një bumerang në ditën e votimit. Jo vetëm për formën e fshehtë që përdori prej kaq javësh për të bërë koalicion me VMRO-DPMNE, por edhe për një vendim të pakthyeshëm – Banorët e Çairit kanë vendosur t’i thonë “Jo Gruevskit në Çair”, dhe kandidatit që vazhdo të mbështesë ai dhe partia e tij, Zekirija Ibrahimit.