Numri më i fundit i të përmuajshmes ‘The New Yorker’, që do të dalë më 30 tetor, ia dedikon kopertinën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ilustruesi Carter Goodrich e ka paraqitur Trumpin si një palaço, që nxjerr kokën nga pas një peme.

“Është një palaço i rrezikshëm, dhe përfaqëson një karikaturë të keqe e të çuditshme. Është një makth kombëtar”, janë fjalët e Goodrich për presidentin.