Marco Reus, ylli i Borussia Dortmundit, ka thënë se do t’i jepte të gjitha parat vetëm që të jetë i shëndosh

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus është duke u rikuperuar nga lëndimi të cilin e kishte pësuar në muajin maj, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit në Kupën e Gjermanisë.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka thënë se do t’i jepte të gjitha parat vetëm që të jetë i shëndosh, përcjell Express.

“Si lojtarë fitojmë shumë para, por nganjëherë paguajmë një çmim të rëndë me shëndetin tonë. Do t’i dhuroja të gjitha paratë për të qenë i shëndosh përsëri, për të qenë në gjendje të bëja punën time. Të luajë  futboll”, ka deklaruar ai.

Reus, i cili ka lënduar ligamentet, pritet t’i rikthehet fushës në mars të vitit 2018