Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema lidhur me incidentin fizik të ndodhur dje në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, mori vendim për largim të përkohshëm nga puna të të dy profesorëve të përfshirë në incident, Mehmet Behluli e Alban Nimani.

“Prof. Asoc. Mehmet Behlulit iu shqiptua masa “largim i përkohshëm nga puna” deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga organi kompetent i punëdhënësit.
Ndërkaq, Prof. Asoc. Alban Nimanit, iu shqiptua po ashtu e njëjta masë, por ky i fundit ditën që ndodhi incidenti ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Në komunikatën e dërguar nga Universiteti i Prishtinës thuhet se vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 28 të Statutit të Universitetit të Prishtinës dh Ligjit të Punës në fuqi, si dhe për shkak të uljes së prestigjit të Universitetin të Prishtinës “Hasan Prishtina”.