Leo Messi ka luajtur në secilën nga 11 ndeshjet e deritashme, duke mos munguar në asnjë minutë loje te Barcelona.

Leo Messi ka bërë diçka të re për herë të parë në karrierën e tij.

Sulmuesi i Barcelonës ka luajtur në secilën nga 11 ndeshjet e deritashme, duke mos munguar në asnjë minutë loje te skuadra katalane.

Messi po ashtu ka shfaqur formë fantastike gjatë këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Messi tashmë ka arritur në kuotën e 11 golave në La Ligë kurse po ashtu ka shënuar dy herë në fitoren 3:0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.