Trajneri Fabio Capello, në mënyrë të qartë e përjashton një rikthim në bankën e Milanit: “Unë kam dhënë tashmë kontribut si trajner për kuqezinjtë. Italia është gjithmonë në zemrën time, por kam pasur fatin e mirë për të punuar në Spanjë, Angli, Rusi dhe tani në Kinë. Vetëm duke udhëtuar kështu jemi pasuruar profesionalisht. Jiangsu Suning është përvoja ime e fundit. Kam kërkuar për t’u kthyer trajner i një klubi dhe e kam bërë. Unë ende kam një vit kontratë dhe pastaj do të shkoj me pushime.” Asnjë udhë “romantike”, pra, në rastin e një shkarkimi të Montellës dhe zëvendësimit të tij, siç është përfolur së fundi.