Real Madrid nuk do të transferojë një mbrojtës të djathtë si zëvendësues të Dani Carvajal
Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal ka një virus, i cili i ka prekur membranën e zemrës dhe nuk dihet se kur do të kthehet.
Tashmë trajneri Zinedine Zidane si zëvendësues të tij ka Nachon dhe mbrojtësin e akademisë, Hakim Achraf.
Thuhej se Reali gjatë janarit do të tentonte transferimin e një mbrojtësi të djathtë, por Marca insiston se Zinedine Zidane është i kënaqur me lojtarët që ka.
Ai është optimist se Carvajal do të shërohet dhe shumë shpejtë do të jetë gati për të luajtur.
