Onda Cero” raporton se Reali ka rritur interesimin për Harry Kane për të cilin ka ofruar edhe kartonin e Gareth Bale.

Real Madridi është duke menduar seriozisht që gjatë verës së 2018 të bëjë goditjen e madhe në merkato duke transferuar sulmuesin anglez, Harry Kane.

Sipas “Onda Cero” Reali ka pyetur Tottenhamin për çmimin e Kane, ndërsa i ka ofruar kartonët e Gareth Bale dhe të riut, Borja Mayoral për të kryer operacionin.

Pavarësisht se nuk ka një çmim të caktuar për Kane, mediat britanike raportojnë se vlera e tij është rritur deri në 200 milionë euro.

Kane është vetëm 24 vjeçar dhe deri më tani ka realizuar 112 gola në Premierligë.