Prej vitesh të tëra, Benzema ka përcjellë një numër të madh sulmuesish te Reali i Madridi, duke qenë i pazëvendësueshëm te kampionët e Europës në repartin ofensiv, por tashmë drejtuesit e “blancos” po mendojnë seriozisht për zëvendësuesin e tij.

Në merkaton e verës, Morata u largua nga Reali drejt Premier League, por tashmë nga Anglia mund të vijë në Madrid sulmuesi i kombëtares së “Tre luanëve”, Harry Kane.

Mediat spanjolle shkruajnë së fundmi se Reali i Madridit kërkon t’i besojë sulmin yllit të Tottenham, i cili e ka nisur këtë sezon në një mënyrë të shkëlqyer.

Tottenham është gati të kërkojë 200 milionë euro, por sipas mediave iberike, kjo shifër e lartë nuk do ta trembë Florentino Perez.