Keylor Navas ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në takimin e së dielës ndaj Eibarit

Skuadra e Real Madridit si duket është mallkuar. Lëndimet në këtë skuadër nuk kanë të ndalur.

E përditshmja sportive madrilene, AS,  ka bërë të ditur se Keylor Navas ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në takimin e së dielës ndaj Eibarit.

Në Real Madrid aktualisht janë të lënduar lojtarët si: Luca Zidane, Daniel Carvajal, Mateo Kovacic dhe Gareth Bale.