Zidane ka lavdëruar lojtarët, pavarësisht humbjes nga Girona. Francezi nuk është aspak i brengosur që Reali ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës.

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga pas vetëm 10 xhirove. “Los Blancos” tani janë mposhtur 2:1 nga ekipi katalunas, Girona.

Reali tani ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës në renditje në La Liga, por Zinedine Zidane thotë se ditë të mirë do të vijnë për “Los Blancos”.

“Sot humbëm tre pikë dhe jemi tetë pikë pas Barcelonës. Por, ne e dimë se do të kemi ditë të mira dhe do të rikthemi”, tha fillimisht Zidane.

“Në futboll vendosin detajet. Këtë nuk e kishim planifikuar, por më nuk ka kthim mbrapa dhe duhet të shikojmë para”, shtoi ai.

“Nuk pajtohem me atë se Reali nuk ka luajtur mirë, djelmoshat dhanë gjithçka në fushë. Sido që të jetë, do ta shikojmë përsëri ndeshjen dhe do të shohim ku kemi gabuar”, theksoi mes tjerash Zidane.