Gazetarët nuk janë lejuar, që sot të përcjellin mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar lidhur me mbylljen për media të mbledhjes së këtij komisioni.

“Ne konsiderojmë se mbyllja e komisioneve nuk është veprim i drejt dhe se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte. AGK, ka kundërshtuar disa herë në të kaluarën mbylljen e komisioneve parlamentare të cilat duhet të jenë të hapura aq më shumë kur diskutohet për buxhetin e Republikës së Kosovës”.

“Ne ju bëjmë thirrje anëtarëve të komisioneve parlamentare që të mos i mbyllin mbledhjet e komisionit porse të krijojnë hapësirë të nevojshme për mediet dhe gazetarët që të raportojnë”, thuhet në reagimin e AGK-së.