Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të komunës Çair, në mungesë të programit e projekteve se si duhet të duket komuna në mandatin e tij ka dalë me ide që çairasve tu japë çokollata. Pas nënçmimit të çairasve kur në një emision debativ i quajti rrugaç të rinjtë, çokollata e Zeqirja Ibrahimit është edhe një nënçmin për të gjithë çairasit.

Gjithë kjo panikë e Abijës Zekë dhe humbjen të cilën do ta pësojë me 29 tetor ka detyruar që çairasit ti konsiderojë si fëmijë e jo si të rritur në moshë e për këtë qëllim në vend të një jete të re ai bashëvendasve tij tij u jep mesazh se ata kanë vlerë sa një çokollatë e vogël. Me këtë veprim dhe çokollata, Zeqirja Ibrahimi u jep mesazh indirekt çairasve duke u thënë se ju jeni fëmijë e po ju japë çokollata.

Shumë prej atyre që i kanë provuar nuk i ka habitur shija e hidhur dhe çokollata me ngjyrë të dalë boje,  për arsye të thjeshtë, se skadenca e tyre mban datën e 27 prillit. Ditën kur kjo parti dhe kandidati i tyre Zekirija Ibrahimi ia dhanë vrapit me të katra nga salla e Parlamentit duke lënë aty jo vetëm “partnerët” e koalicionit të tanishëm, por edhe përgjegjësinë për dijeninë e skenarit të përgjakshëm që kishte përgatitur VMRO-DPMNE.

Çokollatat kanë skaduar,  e mira në këtë mesele çokollatash është se ato që e provojnë mund vetëm të hidhërohen nga shija, por nuk mund ta kapërdijnë dhe të helmohen pasi afati i përdorimit është i shkruar qartë mbi to dhe mban datën  27 prill 2017, ditë që pak shqiptarë mund ta shlyejnë nga memoria.