Asociacioni qytetar MOST do të ndjekë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me më shumë se 1,000 vëzhgues. Në vendvotime do të vendosen 910 vëzhgues të cilët do të mbulojnë rreth 50 për qind të vendeve në korniza të çdo prej komunave në të cilat do të votohet të dielën. Vëzhguesit e tyre do të jenë statik, dhe gjatë tërë ditës do ta ndjekin procesin e votimit në vendvotimet.

Përveç kësaj, MOST do të ketë 45 ekipe mobile, të përbërë nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe kohë pas kohe do t’i vëzhgojnë ato vende në të cilat MOST nuk do të ketë vëzhgues statikë.

Në mënyrë shtesë, informojnë nga MOST-i, se puna e komisioneve zgjedhore komunale do të monitorohet prej 35 vëzhguesve, ndërsa do të monitorohet edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Përveç votimit të nesërm, MOST sot e vëzhgon edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe të pamundur, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave në burg apo paraburgim.

Vëzhguesit e tyre, thonë, do të veshin bluza të verdha me mëngë të shkurtra, në të cilat në anën e përparme të majtë qëndron logoja e MOST-it dhe shkruan dhe “Monitorim 2017”, autorizime të reja nga MOST-i për raundin e dytë dhe akreditime nga KSHZ, të theksuara në në vend që duket.

Gjatë ditës, qytetarët që duan të paraqesin parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor, mundet këtë ta bëjnë përmes linjës telefonike falas 080 080 080 ose nëpërmjet ueb platformës interaktive neregularnosti.most.org.mk.