Kryetari i Drenasit, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për edhe një mandat në krye të komunës, ka komentuar rrahjen e pak ditëve më parë mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, në një emision të drejtpërdrejt televiziv.

Madje, ai ka parashikuar se në rast se do t’i rrihte që të dy, në rast se do të zihej me ndonjërin prej tyre.

“Unë i kisha rreh të dyte, i kisha sos krejt”, ka thënë ai në emisionin “N’Kosovë show”.

I pyetur se cilit do t’i kishte mëshuar më shumë, Lladrovci është përgjigjur: “Frashërit, se Milaimi i lëshoi duart poshtë. Njeriut me duar poshtë nuk i silli”./Express