Interi është duke u interesuar për Ramires.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtori i Interit, Walter Sabatini, do të udhëtojë të martën në Kinë për të tentuar transferimin e mesfushorit të Jiangsu Suning, Ramires.

E përditshmja italiane raporton se Zi Kaltrit nuk kanë edhe shumë buxhet, por janë duke menduar që të largojnë disa në janar në mënyrë që të arrijnë te ish asi i Chelseat.

Ramires ka luajtur për gjashtë sezone te “Blutë e Londrës” ku ka bërë 246 paraqitje dhe ka shënuar 37 gola.