Sot pritet të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të publikojë dhe emrat e zv.ministrave.

Por kur pak orë na ndajnë nga mbledhja e saj, dalin emrat e parë të zëvendësve të ministrave. Mësohet se në ministrinë e Brendshme do të shtohet një zëvendës ministër, Rovena Voda duke bërë që Fatmir Xhafa të ketë katër zëvendës.

Ky shtim vjen pasi, ministrisë së Brendshme i është shtuar në varësi edhe pushteti vendor, pas shkrirjes së Ministrisë së Pushtetit Vendor. Ervin Mete, do të mbajë postin e zëvendës ministrit të Ekonomisë.

Besa Spaho do të jetë zëvendës ministre e Bujqësisë. Ndërkohë Artemis Dralo do të jetë zëvendës ministre e Jashtme.