Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, Arjan Çani inskenoi disa telefonata të Edi Ramës më njerëzit më të rëndësishëm të politikës në vend dhe me ambasadorë të ndryshëm.

Gjatë një “bisede” me ambasadorin amerikan Lu, Rama foli për bandat në Vlorë dhe Elbasan.

“Jam Donald Lu, më interesojnë bandat e Elbasanit, se tek rruga e Elbasanit jetoj dhe jo ato të Vlorës.

Rama: Don, të gjithë që shkelin ligjin do i ndjekim rrugë më rrugë, do i ndjekim këmba këmbës deri në fund ata që ecin kundër ligjit.