Çdo ditë e më tepër vijnë denoncime në adresë të policisë së Shtetit. Këtë herë një polic i cili ka dashur të ruajë anonimatit, ka denoncuar një rast skandaloz të ndodhur në qytetin e Fierit.

Sipas policit, një qytetar është marrë prej 3 ditësh peng, ndërkohë që policia ka frikë të arrestojë autorin,pasi ky i fundit është sponsori më i madh i Gramoz Ruçit.

Denoncimi është bërë publik nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ja postimi i Bashës:

Ky është shteti mafioz i Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”