Qytetarët e Debarcës në Referendumin e mbajtur së bashku me Zgjedhjet lokale gjatë ditës së diel u deklaruan “kundër” planeve për ndërtimin e Deponisë rajonale për mbeturina të ngurta në pjesën e fshatit Godivje.

Sipas rezultateve nga denoncimi në referendum, nga gjithsej 4.625 persona me të drejtë vote në Komunën e Debarcës në referendum kanë votuar 3.149 persona, nga të cilët “kundër deponisë u deklaruan 2.746 ose 87 për qind nga ata që kanë votuar në lidhje me referendumin.

Ndërtimin e deponisë e kanë mbështetur 297 persona ose 13 për qind nga gjithsej qytetarët pjesëmarrës në votim.