Çedomir Sazdovski, deputeti dikur i GROM-it dhe i koalicionit me VMRO-në, mund të jetë zgjidhja e Qeverisë së Zoran Zaevit pas zërave se, pasi të largohet PR-PDSH nga Qeveria, kabineti i Zaevit të funksionojë si duhet dhe nuk do të humb shumicën në Parlamentin e Maqedonisë. Dy deputetët e LR-PDSH-së, që përbëjnë shumicën qeveritare prej 62 deputetë, nuk do të jenë të sigurt se do të pjesë e Qeverisë reformatore të re, sidomos pas koalicionit me Lëvizjen BESA dhe VMRO-në e Nikolla Gruevskit. Në LSDM konfirmojnë se Sazdovski, ish-deputeti i partisë së Stevçe Jakimovskit, tanimë i pavarur, do të mbështet Qeverinë e Zaevit, ndërsa i njëjti do të kalojë edhe në radhët e LSDM-së. Me këtë, në LSDM thonë se largimi i LR-PDSH-së nga Qeveria nuk do të kërcënojë shumicën qeveritare, pasi pa dy deputetët e Ziadin Selës dhe me Sazdovskin, në Parlament shumica do të ketë 61 deputetë, të mjaftueshëm për të pasur shumicën.

“Sigurisht se, pas konsultimeve përfundimtare me BDI-në, LR-PDSH do të largohet nga Qeveria dhe me deputetin tashmë të pavarur, Çedomir Sazdovski, do të kemi 61 deputetë. 49 deputetë i kemi ne, 10 BDI, një Vesel Memedi i RDK-së dhe çelësin e ka Sazdovski. Dmth, nuk do të kemi nevojë për Ziadin Selën dhe deputetin tjetër, Syrija Rashidi. Largimi i LR-PDSH-së gjithsesi se do të ndodhë, sigurisht pas raundit të dytë të zgjedhjeve, pas 29 tetorit”, thonë në LSDM. Gjithashtu shtojnë se PDSH është prononcuar hapur para komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarëve që do ti përkrah reformat në vend sepse është nënshkruese e marrëveshjes së Przhinos.

Në këtë parti thonë se, e papranueshme për koalicionin qeveritar është marrëveshje LR-PDSH-BESA dhe VMRO, sidomos kur kihet parasysh se, vullneti i qytetarëve ashtu sikurse më 11 dhjetor të vitit të kaluar, edhe në këto zgjedhje lokale ishte dënimi pafundësisht i VMRO-së dhe politikave nacionaliste të saj.

“Është fyese dhe e papranueshme që, LR-PDSH vendos për koalicion sidomos VMRO-në, kur qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar dhe në këto zgjedhje lokale, vendosën për qeveri reformatore dhe dënuan politikat shkatërruese dhe nacionaliste të Gruevskit. Na vjen keq që, pikërisht Ziadin Sela, bëri koalicion me ata që deshën ta vrasin atë më 27 prill në Parlament dhe rrahën e gjakosën Parlamentin e Maqedonisë”, thonë zyrtarë të lartë të LSDM-së.