Qeveria e Republikës së Maqedonisë tanimë punon në reformat e sistemit të sigurisë, duke e përfshirë edhe DSK-në dhe Ligjin për ndjekje të komunikimeve.

Këtë e kumtoi pres-shërbimi qeveritar për shkak të interesit të theksuar të opinionit lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë të saj që t’i dorëzojë mendim për ndërprerje të procedurës për rishqyrtim të kushtetutshmërisë së nenit 175 nga Ligji për ndjekje të komunikimeve.

Në kumtesë thuhet se propozimet e zgjidhjeve ligjore të grupit të punës, janë bërë në pajtueshmëri të rekomandimeve të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, janë në fazë përfundimtare dhe së shpejti do të publikohen.

“Kjo është edhe në prioritetet e Planit 3-6-9 edhe atë në këtë, interval rrjedhës kohor nga plani. Në përgatitjen e këtyre ndryshimeve, Qeveria e RM-së niset nga ideja që reforma në këtë sferë të jetë transparente, esenciale dhe gjithëpërfshirëse dhe të jetë nën kontroll të plotë të institucioneve”, thuhet në kumtesë.

Për këtë arsye Qeveria, qëndron në kumtesë, në seancën e 31-të më 10 tetor solli mendim që Gjykata Kushtetuese ta ndërpresë procedurën për rishqyrtim të kushtetutshmërisë së nenit 175 nga Ligji për ndjekje të komunikimeve, sepse kjo iniciativë është parciale dhe nuk i qaset kësaj teme në mënyrë gjithëpërfshirëse, dhe takon një proces i cili është në procedurë të kaluar.

Përndryshe, ky mendim i Qeverisë së RM-së është marrë në bazë të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, qeveria të japë mendim për këtë iniciativë, dhe është praktikë e rregullt në komunikimin midis Qeverisë së RM-së dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.