Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme miratoi propozim ndryshime dhe plotësime të Tarifës së premive për sigurim të pronarëve të automjeteve motorike nga përgjegjësia për dëme të shkaktuara nga persona të tretë, për personat juridiki në sferën e transportit me kamionë dhe taksi transportit, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Siç sqarojnë në kumtesë, me këtë vendim bëhet precizimi i mënyrës së llogaritjes së bonusit ose malusit për të siguruarit dhe bëhet zvogëlim të pagesës shtesë për malus prej 200 në 100 për qind.

Malus paraqet pagesë shtesë së premisë së sigurimit. Ai llogaritet vetëm nëse në periudhën e kohëzgjatjes së sigurimit ka ndodhur dëmi. Malusi llogaritet gjatë ripërtëritjes së policës, respektivisht vazhdimin e marrëveshjes për sigurim.