Qeveria në seancën e sotme vendosi ta kthejë në procedurë kuvendore Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me propozim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Vendimi, siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, është miratuar për shkak se për këtë Propozim-ligj nuk ka pasur mendim.