Deputeti i partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos goditi Qeverinë greke për mungesën e një qëndrimi të përbashkët për çështjen e hapur të emrit. Në deklaratë për mediat vendase, Kumucakos, si i angazhuar për politikë të jashtme tha se Qeveria greke është ndarë në tre grupe, prej të cilëve njëri grup është pro emrit kushtetues, grupi tjetër për emër të përbërë me përcaktues gjeografik dhe grupi i tretë kundër kësaj të fundit.

Ai tha se ministria aktuel dhe anëtarë të Qeverisë, në vitin 2008 para Samitit të Bukureshtit kanë nënshkruar tekst me të cilin kanë mbështetur emrin “Maqedoni”. “Thanë se nuk ka asnjë interes nacional që do të mund të rrezikohej, nëse vendit fqinj i jepej mundësia ta mbajë emrin kushtetues.

Atëherë, gjithsesi votuan për “integrim të menjëhershëm të Maqedonisë në NATO”. Nga ana tjetër Kocijas ka marrë qëndrim për emër të përbërë me përcaktues gjeografik para fjalës Maqedoni, e cila do të vlejë për përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar.”, tha mes tjerash Kumucakos.