Qeveria greke sot kumtoi se planifikon të ndajë 1,1 miliardë euro për modernizimin e rreth 90 aeroplanëve amerikanë F-16, duke theksuar se shuma nuk do ta destabilizojë buxhetin e Greqisë.

“E shqyrtojmë modernizimin e aeroplanëve (rreth 90) me kompensim maksimal prej 1,1 miliardë eurove për periudhën prej 10 viteve”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos.

Ai theksoi se ky shpenzim nuk është i tepërt dhe se 110 milionë euro në vit nuk ndikojnë në qëllimet fiskale.

“Programi do të duhet të fillojë në vitin 2018, kur Greqia duhet të dalë nga programi për shpëtimin ekonomik të Bashkimit Evropian”, theksoi Canakopulos.

Ai theksoi se është e logjikshme që kreditorët evropianë të kenë pyetje për modernizimin, si dhe se Athina është e gatshme t’i theksojë detajet, nëse kërkohet nga ajo.

“Modernizimi ende nuk është dakorduar, tani jemi në avancimin e negociatave. Nuk kemi për qëllim t’i përsërisim gabimet nga e kaluara, kur shpenzimet për mbrojtje u rritën në mënyrë të papërshtatshme”, theksoi zëdhënësi.

Kryeministri grek Aleksis Cipras e paralajmëroi modernizimin gjatë vizitës zyrtare në Uashington, duke theksuar se mund të vijë deri në mos shfrytëzimin e plotë të këtyre aeroplanëve nëse nuk u bëhet remont.