Qeveria e Spanjës refuzoi deklaratën e pavarësisë të firmosur nga Presidenti i Katalunjës Carles Puigdemont dhe nuk pranoi të zhvillonte bisedime për ndërmjetësim. Zëvendës Kryeministri spanjoll tha se Presidenti i katalunjës “nuk e di se ku ëshët dhe se ku po shkon”.

Kryeministri Rajoy pritet të zhvillojë sot një mbledhje urgjente qeverie për të diskutuar për hapat e metejshme të qeverisë.

Presidenti Puigdemont firmosi deklaratën e pavarësisë, ditën e martë, por e ndaloi zbatimin e saj duke i hapur rrugë bisedimeve.

Ka pasur shumë spekullime në media se presidenti i Katalunjës  mund të deklaronte pavarësinë dhe të vendoste hyrjen e menjehershme në fuqi, duke e futur Spanjën në një krizë edh emë të thellë.

Spanja ka qënë e përfshirë nga rrëmujat që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e referendumit mbi pavarësinë e Katalunjës.