Qeveria ka vendosur që Ligji për Duhanin të kthehet sërish në Kuvend. Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, ka deklaruar sot gjatë konfernecës për gazetarë se ky ligj do të kthehet në Legjislativ për procedurë të mëtejmë.

Ndryshime më të mëdha do të ketë për të ashtuquajturat tarraca, përkatësisht pjesë të kafiterive dhe restoranteve ku lejohet pirja e duhanit vetëm kur objekti nuk ka çati ose është i hapur prej së paku tre anëve.

Për ndryshime më të mëdha, si për shembull të lejohet pirja e duhanit në një pjesë të objektit hotelierik do të mendohet në mënyrë shtesë. Hotelierët konsiderojnë se është mirë që përfundimisht të vendoset se në cilat tarraca lejohet pirja e duhanit, meqë interpretimet e ndryshme kanë rezultuar me gjoba selektive nga ana e inspektorëve.

Ndryshimet e fundit të mëdha të ligjit për mbrojtje nga duhani janë miratuar nga viti 2010. Të dhënat nga inspektorati i tregut tregojnë se në vitet e para pushteti ka kryer madje deri më 16 mijë kontrolle në vit lidhur me atë se a respektohet ligji. Viti i fundit për të cilin ekzistojnë të dhëna, viti 2015,, tregon se numri i kontrolleve është zvogëluar për madje 4 herë, në vetëm 4 mijë kontrolle të tilla në vit.